Monday , November 11 2019
Ballina / LAJME / Demtohet dhe Memushaj dhimbje koke per De Bias-in,2muj Jashte fushave

Demtohet dhe Memushaj dhimbje koke per De Bias-in,2muj Jashte fushave

Shtohen dhimbjet e kokës për trajnerin e kombëtares shqiptare Gianni De Biasi në prag të dy sfidave eliminatore për Euro 2016 që do të zhvillohen në muajin Shtator ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. Pas qëndërmbrojtësit Mërgim Mavraj numri 1 i stolit të përfaqësues kuqezi nuk do të ketë në dispozicion për këto dy takime as mesfushorin Ledian Memushaj. Mediat italiane raportojnë se futbollisti i Pescarës në Serinë B italiane ndjen dhimbje në kavilje dhe pritet ti nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave të futbollit për 2 muajt e ardhshëm. Nëse dicka e tillë ndodh Memushaj jo vetëm që do të humbasë dy ndeshjet e muajit Shtator por edhe dy takimet e fundit në grupin I eleminator, kundër Serbisë dhe Armenisë që do të zhvillohen në Tetor. Të Shtunën 28-vjecari i lindur në Vlorë udhëtoi drej qytetit të Xhenovas për të bërë një kontroll të specializuar te doktori Marco Guelfi. Mesfushori shqiptar tashmë do të ndjekë një program të personalizuar, por me shumë mundësi për të lënë pas problemin në kavilje, Memushaj mund ti nënshtrohet një operacioni që do ta mbante jashtë fushave për 2 muaj. Me dëmtimin e pësuar 28-vjecari humbet edhe mundësinë për tu transferuar te Empoli. Toskanët prej kohësh interesohen për shërbimet e tij por sic e shkruajnë edhe mediat që qëndrojnë pranë klubit të Empolit, skuadra e trajnerit Marco Giampaolo mund të tërhiqet nga gara për të firmosur me Memushajn.

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *