Monday , November 18 2019
Ballina / TURIZEM / Qyteti antik i Persqopit

Qyteti antik i Persqopit

Ndodhet në jug të Tiranës pranë kalasë së Petrelës, e ndërtuar mbi malin e Vilës, që dominon rrugën që shkon nga fusha e Tiranës për në Qafën e Kërrabës, ku ruhen vetëm trakte të shkëputura të murit rrethues, prej të cilëve paraqet interes të veçantë një bastion në anën jugore të shpatit të kodrës. Bastioni projektohet 12 m nga muri rrethues dhe ka një gjerësi ballore prej 58 m, lartësia e tij ruhet deri në 7 m dhe përbëhet nga 10 rreshta gurësh me lartësi 0,80-1,00 m, ndërsa gjatësia e tyre më e madhe arrin deri në 2,35 m. Muret e këtij fortifikimi janë ndërtuar në mënyrë të veçantë. Ato formohen nga një mur i jashtëm 2 m i gjerë dhe nga një i brendshëm me gjerësi l m, të cilët lidhen midis tyre me mure tërthorë. Muret tërthorë dalin në anën e jashtme në formë pllastrash, që projektohen 0,45 – 0,50 m në çdo 5-6 m largësi. Boshllëqet që krijohen midis këtij sistemi muresh të kryqëzuar janë mbushur me gurë të hedhur të ngjeshur me dhé. Në këtë mënyrë, gjerësia e murit të qytetit arrinte rreth 6 m.

Shiko më shum

Dhjetë destinacionet e turizmit dimëror ose turizmi i bardhë

Kaluam sezonin më të mirë turistik veror, duke parë të hyjnë në vendin tonë shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *