Tuesday , November 12 2019
Ballina / LAJME / Kuvendi Miraton ligjin për turizmin

Kuvendi Miraton ligjin për turizmin

Me 79 vota pro të shumicës dhe 13 kundra nga opozita, Parlamenti miratoi në seancën e tij të fundit për këtë sesion, ligjin e ri për turizmin.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, u shpreh se ky ligj nuk bën mrekullira, “por strukturon dhe ndalon pikërisht “Golemizim” që sot i kemi lënë trashëgim fëmijëve tanë. Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, Golemi do të jetë ndoshta edhe 100 vjet në kurriz të shqiptarëve”.

Në përfundim të seancës, kreu i Kuvendit Ilir Meta u uroi pushimet deputetëve, duke i ftuar ata t’i shfrytëzojnë për qetësim deri në nisje të sesionit të ri të hënën e parë të shtatorit.

“Faleminderit për punën dhe kontributin gjatë seancës së sotme dhe gjatë gjithë këtij sesioni. Ju uroj pushime të mbara, të qetësohemi të gjithë, të reflektojmë dhe me energji të reja pozitive të fillojmë të hënën e parë të shtatorit sesionin e ri”.

17:00- Diskutohet projektligji për turizmin

Ka nisur sot në orën 17:00 seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me diskutimin e projektligjit për turizmin.

Partia Demokratike ka paralajmëruar votimin kundër këtij projektligji, me argumentin se vërehen shkelje të procedurës parlamentare, dhe se duhet të merren parasysh vërejtjet e mbërritura për draftin.

Fino: Shqipëria, destinacion konkurrues në tregun ndërkombëtar

Deputeti socialist Bashkim Fino u shpreh se përmes këtij projektligji Shqipëria do të vendoset në një destinacion të preferuar dhe konkurrues në tregun ndërkombëtar të këtij sektori.

“Ky ligj sjell turizëm vjetor të integruar, zhvilllimin e turizmit të qëndrueshëm, formalizimin dhe standardizimin e industrisë së turizmit, krijimin e programeve kombëtare për stafin për turizmin, me tre programe, turizmi për të rinjtë, eko-turizmi dhe programi për turizmin malor dhe bregdetar”, tha deputeti socialist.

Sipas Finos, ligji do të mundësojë nisjen e klasifikimit, standardizimit dhe dhënien e licencave për operatorët dhe agjencitë turistike, proces ky që do të kryhet nga ministria përkatëse me ndihmën dhe bashkëpunimin e agjencive ndërkombëtare që punojnë me këtë sektor.

Spaho: Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ulë numrin e turistëve

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho u shpreh se projektligji i propozuar nga mazhoranca nuk e kthen turizmin në prioritet në ekonominë e vendit. Ai theksoi se,  liberalizimi i vizave për Kosovën do të ulë numrin e turistëve dhe kjo sipas tij për shkak të kushteve të këqija që ofron vendi ynë për turistët.

Shehu: Ligji rrit stadardet e turizmit në Shqipëri

Deputetja socialiste Mira Shehu deklaroi sot në Kuvend se projektligji i Turizmit, synon parandalimin e betonizimit të bregdetit, ndërsa theksoi se ky ligj parashikon rritjen e standardeve të turizmit. Shehu u shpreh se deri më sot, turizmi është zhvilluar në mënyrë kaotike.

“Turizmi në Shqipëri të ofron më pak se në vendet më të zhvilluara. Pikërisht këtu fillon korrigjimi duke vendosur një barazvlerë mes shërbimit dhe kushteve”, tha deputetja.

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *