Tuesday , November 19 2019
Ballina / TURIZEM / Kalaja e Lezhës

Kalaja e Lezhës

Kalaja e Lezhës ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.
Qyteti i ndërtuar në kodër ka një pozicion strategjik që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjinit në detin Adriatik
Dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik qysh në shek.IV p.k. Me pushtimin romak Lezha do të administrohet nën provincën e Prevelitanit.

Shiko më shum

Dhjetë destinacionet e turizmit dimëror ose turizmi i bardhë

Kaluam sezonin më të mirë turistik veror, duke parë të hyjnë në vendin tonë shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *