Monday , November 18 2019
Ballina / LAJME / Rusi 2018, ja cilat skuadra mund të na bien në grup

Rusi 2018, ja cilat skuadra mund të na bien në grup

Të shtunën në “Konstantin Palace” të Shën Petersburgut do të hidhet shorti për eliminatoret e Kupës së Botës që do të mbahet në Rusi nga 14 qershori deri më 15 korrik të vitit 2018.

Rezultatet e mira të Kombëtares kuqezi kanë bërë që Shqipëria të ngjitet në vazon e tretë, ku me pak fat mund të gjejmë veten në një grup të lehtë, por rrezikojmë të jemi edhe në një grup ferri.

Duke qenë se jemi në të njëjtën vazo, Shqipëria nuk do të mund të luajë me kundërshtarë si Serbia apo Greqia, por për arsye të njëjta do të shmangim edhe Poloninë, Ukrainën, Skocinë, Hungarinë, Suedinë dhe Iralndën e Veriut.

Vazo e parë: Gjermani, Belgjikë, Holandë, Rumani, Angli, Uells, Portugali, Spanjë, Kroaci.

Vazo e dytë: Itali, Sllovaki, Austri, Zvicër, Republika Çeke, Francë, Islandë, Danimarkë, Bosnje e Hercegovinë.

Vazo e tretë: Poloni, Ukrainë, Skoci, Hungari, Suedi, Shqipëri, Irlandë e Veriut, Serbi, Greqi.

Vazo e katërt: Turqi, Slloveni, Izrael, Republikë e Irlandës, Norvegji, Bullgari, Ishujt Faroe, Mal i Zi, Estoni.

Vazo e pestë: Qipro, Letoni, Armeni, Finlandë, Bjellorusi, Maqedoni, Azerbajxhan, Lituani, Moldavi.

Vazo e gjashtë: Luksemburg, Kazakistan, Lihtenshtajn, Gjeorgji, Maltë, San Marino, Andorrë.

Shorti më i vështirë i mundshëm
Në skenarin më të tmerrshëm, Shqipëria do të mund të ishte në të njëjtin grup me Gjermaninë ose Spanjën, Italinë ose Francën, Turqinë, Bjellorusinë dhe Gjeorgjinë.

Shorti më i lehtë i mundshëm
Me pak fat, Shqipëria do të mund të ketë një short të lehtë, pasi mund të jemi në një grup me Rumaninë, Islandën, Ishujt Faroe, Qipron dhe San Marinon.

Eliminatoret për Kupën e Botës 2018 do të fillojnë në shtator të 2016-s dhe do të përfundojnë në tetor të 2017-s.

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *