Monday , November 18 2019
Ballina / LAJME / Ndaj Mladostit në Podgoricë, Kuksianët arritën të kthenin rezultatin 0-1 të ndeshjes së parë, duke fituar 4-2 në Malin e Zi.

Ndaj Mladostit në Podgoricë, Kuksianët arritën të kthenin rezultatin 0-1 të ndeshjes së parë, duke fituar 4-2 në Malin e Zi.

Kukësi vazhdon ecurinë pozitive në kupat e Europës, duke kaluar në fazën e tretë të Europa League.

Në Podgoricë ndeshja u dominua thuajse tërësisht nga ekipi shqiptar, të cilët në 45 minutat e para vendosën kualifikimin, duke shënuar 3 gola. Këtë herë spektakli i dhuruar nga 4 lojtarët brazilianë u finalizua edhe me shënimin e golave, në ndryshim nga ndeshja e luajtur në Tiranë. Ishte fillimisht Felipe Moreira, i cili zhbllokoi rezultatin pas një aksioni model, në minutën e 13. Më pas shënoi edhe Pejic e Erick Flores në pjesën e parë.

Në 45 minutat e dyta, kuksianët lëshuan pak terren, por megjithatë kundërsulmi i tyre ishte i rrezikshëm. Mladosti shkurtoi diferencën në minutën e 62-të, ndërsa Pejic e çoi rezultatin në 1-4 në minutën e 72-të. Deri në fund të takimit pati vend edhe për një tjetër gol nga vendasit, ku Aldin Adzovic vulosi rezultatin në 2-4, tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Megjithatë rezultati 2-4 i jep të drejtën Kukësit të kalojë në fazën e tretë të këtij kompeticioni, pavarësisht humbjes 0-1 në “Qemal Stafa”.

Polakët e Legias janë kundërshtari i radhës për Kukësin, një kundërshtar i vështirë, por tashmë kuksianët janë një ekip me përvojë në Europa League dhe një kalim i këtij turi nuk mund të cilësohet i pamundur.

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *