Wednesday , July 6 2022
Ballina / Infromacion / Gjigandi BBC reportazh për dinastinë Marubi (Video)

Gjigandi BBC reportazh për dinastinë Marubi (Video)

Gjigandi botëror i informimit i ka kushtuar një reportazh të shkurtër dinastisë Marubi, punës së tyre dhe rëndësinë e saj në Shqipëri. Një nga pasuritë më të mëdha kombëtare që ka Shqipëria ka tashmë po merr njohjen që meriton në mbarë Europën.

“Dinastia e fotografëve dokumentoi historinë e Shqipërisë.” shkruhet në përshkrimin e videos.

“Në vitin 1856 një djalë i ri nga Italia, Pietro Marubi u vendos në Shkodër. Ai hapi një studio fotografie dhe si asistentë të tij mori djemtë e kopshtarit. Njëri prej tyre ishte Kel Kodheli, i cili më vonë trashëgoi studion e fotografisë. Si respekt ndaj mjeshtrit të tij, Keli mori edhe mbiemrin e tij Marubi duke u bërë i njohur si Kel Marubi.”

“Shqipëria ka një histori kaotike dhe të dhunshme. Ishte pjesë e perandorisë osmane, ishte pak e izoluar pasi kishte një kulturë tërësisht ndryshe të dallueshme nga ajo otomane.” shkruhet ndër të tjera në reportazhin e BBC, i cili vlerëson punën e dinastisë MArubi si tepër të rëndësishme për dokumentimin e historisë, mënyrës së jetesës, eventeve historike por edhe me plot vlera estetike

Shiko më shum

WhatsApp sjell sërish dicka të re për përdoruesit e tij

Së shpejti WhatsApp do të lejojë korigjimin dhe fshirjen e mesazheve që keni dërguar. Fillimisht …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *