Gazetarja Dasara Karaiskaj ka zgjedhur ta thotë hapur mendimin që ka për reperin aq të komentuar këto ditë, Noizyn.
Pak ditë më parë Noizy ishte i ftuar në një klub nate dhe gjatë performacës hodhi një shumë parash në drejtim të publikut, veprim ky që u komentua mjaft.
Një nga personat që nuk i ka pëlqyer aspak ky gjest ka qenë Dasara. Përmes një statusi në Facebook ajo e ka quajtur të paaftë reperin.
“E tmerrshmja e Noyzi-t (se u frymëzova tashi) është që edhe gazetarët, nuk e përshkruajnë ashtu siç mendojnë realisht për të nëpër media.
Nga Noyzi kanë frikë të gjithë. Se ai nevrikoset kollaj dhe i trajton edhe më keq akoma nga ç’i trajton zakonisht.
Të dashur kolegë gazetar, nuk do ju japi njësoj intervistë Noyzi si ta shani, si jo. E ka mësuar mirë kush është çelësi i suksesit kur je një i pa aftë si ai.”, shkruan gazetarja.