Wednesday , July 6 2022
Ballina / LAJME / Bota / Gazetari spanjoll inflitrohet në mafi.në shqiptare, zbulon detaje të pabesueshme

Gazetari spanjoll inflitrohet në mafi.në shqiptare, zbulon detaje të pabesueshme

Mafia shqiptare dhe kriminelët e vendit tonë kanë zënë prej kohësh një hapësirë të konsiderueshme në mediat e huaja.

Së fundmi një gazetar spanjoll i quajtur David Beriain ka investiguar trafikun e drogës dhe qenieve njerëzorë në botë, ndërsa është fokusuar edhe në Shqipëri.

I infiltruar brenda mafias, Beriain do të sjellë më 21 nëntor një sërë dokumentarësh të realizuar në botën e errët të krimit në gjithë planetin.

Sa i përket vendit tonë, gazetari spanjoll ka njoftuar në spotin e dokumentarit se mafia shqiptare udhëhiqet nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes.

Ai ka treguar se këtu është shumë e lehtë të ndryshosh identitetin duke e dëshmuar këtë me zë dhe figurë.

Beriain ka thënë:

Unë regjistrova për herë të parë Clandestino në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes.”

Shiko më shum

Diaspora bashkon prodhuesit dhe ndërtuesit shqiptarë në Zvicër

Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi. Një numër i madh i bashkatdhetarëve jetojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *