Aplikimi për edicionin e gjashtë që mbahet në Preshevë, është i hapur deri më 20 Tetor 2016.
Qyteti i Preshevës tash më mund të quhet nje vend takim për pasionantët e fotografisë artistike.
Pas pesë edicioneve të sukseshme të konkursit ndërkombëtar të fotografisë artistike, “PreFoto”, kanë filluar aplikimet për edicionin e gjashtë të ekspozitës, kanë njoftuar organizatorët e këtij konkursi.
Të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e ekspozitës aplikimi është i hapur deri më 20 Tetor 2016 ndërsa pjesëmarrja është gratis.
Stafi i Pre Fotos është ndarë mjaft i kënaqur gjatë pesë edicioneve të kaluara dhe i dëshiron mirëseardhjen të gjithë fotografëve në edicionin e gjashtë.
Në bazë të kushteve të konkurrimit, aplikantët mund të konkurrojnë me fotografi temë e lirë e llojit kolor ose bardh e zi në formatin digital ose JPG. Fotografitë duhet të jenë të emërtuara dhe të dërgohen në [email protected] /Shqiperiaime.al