Sunday , March 26 2023
Ballina / SPORT / Nderkombetare / Dy mundës kuqezi kalojnë në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare në Oran të Algjerisë

Dy mundës kuqezi kalojnë në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare në Oran të Algjerisë

Vijojnë në Algjeri garat e sportit të mundjes të vlefshme për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Sot, në garat e stilit të lirë, kanë ardhur dy fitore të rëndësishme. Në peshën 65 kg, mundësi Zelimkhan Abakarov fitoi 8-4 ndaj turkut Munir Recep Aktas, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e kësaj peshe.

Falë këtij suksesi, rusi me nënshtetësi shqiptare ka shkuar në gjysmëfinale, ku do të përballet me serbin Stevan Micic. I suksesshëm ka qenë në debutimin e tij edhe mundësi i peshës 86 kg, Osman Hajdari (sërish stili i lirë).

Në çerekfinale, ai fitoi 3-2 ndaj spanjollit Damian Iglesias Vilela, në një duel të fortë, duke avancuar në gjysmëfinale. Sfida e radhës do të jetë ajo ndaj turkut Fatih Erdin. Ai që ka zhgënjyer është Islam Dudaev, rusi tjeter me nënshtetësi shqiptare. Në peshën 74kg të stilit të lirë, ai u mund 6-3 nga turku Samet Ak, duke u eliminuar nga turneu.

Shiko më shum

Ora 20:45, Shqipëri-Skoci, luhet për të tashmen dhe të ardhmen kuqezi

Numërimi mbrapsht ka nisur. Shqipëria luan ndaj Skocisë ndeshjen e fundit në grupe të Nationas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *