Friday , August 12 2022
Ballina / LAJME / Bota / Diaspora bashkon prodhuesit dhe ndërtuesit shqiptarë në Zvicër

Diaspora bashkon prodhuesit dhe ndërtuesit shqiptarë në Zvicër

Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi. Një numër i madh i bashkatdhetarëve jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet në qendër të Evropës.

7 Ditë me Panxhën i ka kushtuar një storie një prej panaireve më të mëdha në fushën e ndërtimit në Bazel të Zvicrës, ku kompanitë prodhuese nga Kosova u bënë bashkë me kompanitë ndërtuese nga diaspora shqiptare për ta avancuar bashkëpunimin.

Në këtë panair u organizua takimi mes kompanive në pronësi të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër dhe prodhuesve të Kosovës me qëllimin primar të lidhjes së kompanive nga Kosova me kompanitë ndërtuese nga diaspora shqiptare.

Skënder Rama, drejtor i projektit të USAID Kosovo Compete Activity, tha se kjo po bëhet me qëllim të avancimit të bizneseve nga Kosova për të shikuar mundësi partneriteti me bizneset nga Zvicra.

Shiko më shum

Pamje dhe detaje që tregojnë se “ku po e çon Rusia grurin e vjedhur të Ukrainës”

Forcat ruse janë akuzuar vazhdimisht për vjedhjen e grurit nga fermerët ukrainas në zonat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *