Pavarësisht faktit që përfaqësojnë forca të ndryshme politike, mesa duket ata do të qëndrojnë sëbashku për të njëjtën kauzë. Ben Blushi, Vangjel Dule, Astrit Patozi, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Agron Duka ndajnë të njëjtin mendim për të kërkuar në interperlancë urgjente kreun e qeverisë Edi Rama. Interperlanca kërkohët për të marrë vesh një datë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Një kërkesë e tillë i është drejtuar kreut të Kuvendit, Ilir Meta, në të cilën shtatë deputëtet propozues kërkojnë që Rama të shpjegojë arsyet për mos caktimin e një date për hapjen e negociatave për anëtarësmin në Bashkimin Evropian.
”Për shkak se hapja e negociatave me BE është një nga çështjet prioritare të politikës sonë kërkohet interperlancë urgjente me Kryeminstrin e vendit lidhur me veprimtarinë e tij dhe të qeverisë në këtë proces”, thuhet në kërkesën e dorëzuar tek kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Deputetët e lartpërmendur, gjithashtu, kërkojnë që interperlanca të zhvillohet në seancën e ardhshme parlamentare ku në emër të tyre do të flasë Blushi.