Wednesday , March 3 2021
Ballina / LAJME / Dëm shtetit 100 milionë Lekë, arrestohen 7 inspektorë tatimesh dhe administratori i hidrokarbureve

Dëm shtetit 100 milionë Lekë, arrestohen 7 inspektorë tatimesh dhe administratori i hidrokarbureve

Tetë persona në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre, fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave. Sipas hetimit 1-vjeçar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Tiranë dhe Task Forcës së Prokurorisë Tiranë, u finalizua operacioni ‘Smile 4’, ku u arrestuan 7 inspektorë dhe ish-inspektorë dhe administratori i një kompanie të hidrokarbureve.

Konkretisht, mbrëmë rreth orës 21:00, u arrestuan:

1. Platon Solis 51 vjeç, banues në Leskovik, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë
2. Ajaz Shehu 51 vjeç, banues Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë
3. Dhimiter Veshi 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë
4. Arjan Daja 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë
5. Saimir Kaziu 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë
6. Bajram Frangu, banuese në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë
7. Gentian Subashi 38 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë
8. Iliaz Fisheku 57 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjekteve “Martini Petrol” dhe “Petrol Impex”

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarit me detyrë inspektorë të verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë gjatë periudhës kohore 2010 deri më 2015 gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale kanë favorizuar subjekte të ndryshme tregtare ndër ta dhe subjekti tregtar “Martini Petrol” me aktivitet në fushën e tregtimit të karburanteve duke e lejuar atë të kryejë aktivitet tregtar pa u rregjistruar në QKR dhe organet tatimore të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 101.805.583 lekë të reja i konsideruar evazion fiskal.

Shiko më shum

Vaksinat kundër virusit, ari i ri për organizatat kriminale

Vaksina kundër COVID-19 do të jetë ari i lëngshëm i vitit 2021. Kështu ka paralajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *