Friday , February 26 2021
Ballina / TURIZEM / Turizem Historik (Faqe 2)

Turizem Historik

Butrinti : me emrin e lashtë Buthrotum shtrihet rreth 18 km në jug të Sarandës. Pranë tij ndodhet edhe liqeni me ujë të kripur me të njëjtin emër. Është një nga sitet më interesante arkeologjike në Shqipëri, ku vlera të veçanta ka teatri me forme gjysme-rrethi.

Durrësi : sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.

Kruja : Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-te. Ka një forme eliptike me siperfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftërave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara.

Memoriali i Skënderbeut

Memoriali i Skënderbeut është ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku u varros Skënderbeu në 1468. Memoriali i heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu u ndërtua në vitin 1981 për të rikthyer atmosferën e kuvendit të Lezhës, si dhe për vendvarrimin e Skënderbeut. Në dyshemenë e anijatës ngrihet busti i Skënderbeut …

Më shumë

Shtëpia e Zekatëve

Shtëpitë e larta të fortifikuara të tipit kullë(fjala kullë e ka origjinën nga turqishtja) u përkisnin pronarëve të pasur, si zyrtarëve të administratës ose tregtarëve. Ato kanë të gjitha një kompozim bazë: një kat të poshtëm ndërtuar detyrimisht prej guri për arsye sigurie, dhe në katet më të larta janë vendosur dhomat kryesore …

Më shumë