Thursday , June 8 2023
Ballina / TURIZEM / Turizem Historik

Turizem Historik

Butrinti : me emrin e lashtë Buthrotum shtrihet rreth 18 km në jug të Sarandës. Pranë tij ndodhet edhe liqeni me ujë të kripur me të njëjtin emër. Është një nga sitet më interesante arkeologjike në Shqipëri, ku vlera të veçanta ka teatri me forme gjysme-rrethi.

Durrësi : sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.

Kruja : Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-te. Ka një forme eliptike me siperfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftërave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara.

Zbulimi i madh: Nxirret në dritë pallati i mbretëreshës ilire Teuta (Foto)

Daily Mail shkruan për një zbulim të jashtëzakonshëm për Ilirët në Malin e Zi. Gazeta prestigjioze britanike shkruan se “ilirët ishin grup i lashtë fisesh Indoevropiane, që jetuan në disa pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe në brigjet e gadishullit italian rreth vitit 260 Para Krishtit”. “Dihet pak për udhëheqësit e …

Më shumë

Kulla e Mic Sokolit

Në anën e djathtë të lumit Valbona,pranë rrugës që të çon nga qyteti Bajram Curri për në hiderocentarlin e Fierzës,rreth 5 km larg këtij qyteti,në fshatin Bujan,ngihet madhërishëm kulla trekatëshe e Heroit të Popullit Mic Sokoli.E ndërtuar nga fundi i shek. XVIII,kjo kullë guri,që për nga tipologjia i përket banesës …

Më shumë

Kështjella e Grezhdanit

Kalaja e Grazhdanit në Dibër është një nga kalatë më të mëdha në vendin tonë, madje dhe në Ballkan. Vendin kryesor në këtë areal, i cili rrethohet nga 18 kështjella, e zë qyteti i Grazhdanit, për vetë madhësinë dhe problematikën e komplikuar, që ai përmban në vetvete. Me një sipërfaqe …

Më shumë

Kalaja e Prezës

Ndodhet sipër fshatit me të njëjtin emër, në kreshtën e kodrës. Kjo është një kështjellë e vogël, e cila ka nisur të ndërtohet në shek e XIV dhe ka përfunduar në fillim të shek e XV nga ana familjes feudale të zonës, Topiajve. Kalaja është shpallur “ monument kulture”. Në …

Më shumë

TUMA E KAMENICËS

Tuma e Kamenicës është një nga monumentet më përfaqësues të prehistorisë shqiptare dhe më gjerë. Ai është monumenti më i madh në llojin e vet zbuluar dhe studiuar deri tani në vendin tone dhe mbart mbi vete një histori të gjatë rreth shtatë shekujsh. Duke vizituar Tumën e Kamenicës ju …

Më shumë

Ura e Mesit

Gjendet vetëm 8 km larg nga Shkodra mbi lumin Kir. Mbi këtë lumë kanë qënë gjithsej tre ura; Ura e Shtrenjtë, Ura e Kirit dhe Ura e Mesit. Në ditet e sotme ka mbijetuar vetëm Ura e Mesit, mbasi dy të parat janë shkatërruar. Ura e Mesit lidh Shkodrën me …

Më shumë