Veshjet
Veshjet popullore, jane pa dyshim nje nga manifestimet me te fuqishme te kultures tradicionale. Ato jane trasheguese e transmetuese te shume elementeve, qe vijne nga lashtesia dhe nga koha e mesme, por jane njekohesisht edhe shprehje e marredhenieve kulturore me popuj te tjere gjate shekujve.
Tipet kryesore te veshjeve popullore shqiptare per burra jane: kostumi me fustanelle, kostumi me kemishe te gjate e dollame (cibun), siper kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona te shkurtra deri te gjuri). Pra, ne Shqiperi, burrat kane mbajtur si veshjet ne formen e nje fundi te gjere, ashtu edhe ato në forme pantallonash, por te parat kane dale nga perdorimi me heret se te tjerat. Pjeset me te zbukuruara ishin jeleket dhe xhamadanet e kostumit festiv. Burrat shqiptare mbanin edhe stoli te ndryshme argjendi, si jasteke gjoksi, sumbulla dekorative tek jeleket, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi te gjitha, armet e brezit e te krahut, qe ishin gjithnje te stolisura pasurisht.
Per gra, tipet kryesore te veshjeve, ishin: kostumi me xhublete (nje fund ne forme kembane), kostumi me kemishe te gjate e xhoke shajaku siper, kostumi me dy futa te vendosura mbi kemishen e gjate, njera perpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbeshtjellese (nje fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Ne veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshes. Per te vegjelit e te rinjte, kostumi krahinor mund te ishte me i thjeshte. Ndryshe nga popuj te tjere te Ballkanit, ne Shqiperi, vajza qe kishte arritur moshen e marteses, duhet te vishej thjeshte e pa stoli, floket t’i mbulonte mire me nje shami dhe te mos vishte rrobe te kuqe. Kostumi i marteses ishte varianti me i pasur i veshjes se krahines, si per nuset edhe per dhenduret. Per nuset, stolite metalike ishin te pamungueshme, madje, perdoreshin edhe me tepri, sepse ketu, me sa duket, kishte rendesi jo vetem funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik qe u atribuohej. Per nuset, rendesi të vecante kishte zbukurimi i kokes. Disa vjet pas martese, veshja fillonte te lehtesohej nga zbukurimet.
Te vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat me te mira. Ne veshjet popullore, shenjat e zise ishin te pakta, grate mund te vishnin praptas ndonje nga pjeset me te zbukuruara te kostumit, psh. xhoken a perparjen.
Studimet e deritanishme, kane treguar se pjeset perberese te veshjeve tradicionale, nuk kane te gjitha të njejten moshe. Ka pjese, qe te kujtojne veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, te tjera qe vijne si nje jehone e kohes antike, por ka edhe elemente, qe mund te lidhen me kulturen ilire. Mund te permendim keshtu analogjite e verejtura midis linjes popullore dhe “dalmatikes” ilire, apo midis kapucave, strukave (shalleve), opingave, etj. Dhe elementeve respektive, te perdorur nga iliret. Fale ketyre elementeve te trasheguar nga kultura ilire dhe ajo e arberve te mesjetes, gjate zhvillimit te tyre historik, veshjet popullore kane arritur te fitojne nje varg tiparesh origjinale, qe marrin vlerat e nje treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato te popujve te tjere.
July 15, 2018
TRADITA, Veshjet
Simboli i shqiponjës dy krenare, kohëve të fundit është bërë ndër simbolet më të famshme në botë, janë artistët shqiptarë atë të cilët me plot krenari e bëjnë këtë simbol në çdo arritje të tyre. Së fundi ishin edhe futbollistët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri atë të cilët në lojës …
Më shumë
April 20, 2016
TRADITA, Veshjet
Nuk janë të rralla rastet kur ligji nxirret nga trashëgimia e një populli a vendi. Por, në Kosovë, ka një rast kur kjo e dyta po e pengon të parët. “Mollë sherri” e traditës janë vajzat. Ato, sipas një kodi të fuqishëm shqiptar, nuk marrin kurrgjë nga hisja e babës, …
Më shumë
September 10, 2015
TRADITA, Veshjet
Pjeset me te rendesishme te kesaj veshje per burra jane; kemisha e me ngjyre te bardhe si dhe dollama ose cibuni i gjate prej shajaku. Ne stinen e veres ne vend te dollames vishej nje lloj xhamadani prej shajaku. Nen kemishe visheshin mbathje te gjata te shoqeruara me kelleinje. Dollama …
Më shumë
September 10, 2015
TRADITA, Veshjet
Veshja me Brekesha. Edhe në këtë tip veshjesh emërtimi lidhet me pjesën e poshtme të veshjes, e cila ka formën e pantollonave të gjëra, të bëra me pëlhur leshi ose pambuku të endura në avlëmend shtëpiak. Gjithmonë ato ishin të gjata deri në nyjën e këmbës si dhe shoqëroheshin me …
Më shumë
September 10, 2015
TRADITA, Veshjet
Poturet kanë formën e pantallonave të gjera e të gjata deri në gju. Ndryshe nga veshjet e tjera këto lloj pantallonash kanë mjaft ndikim (në formën e prerjes) nga e njëjta veshje e përdorur në vendet orientale. Në pjesën e poshtme të këmbeve (poshtë gjurit) visheshin kalce prej shajaku. Ndërsa …
Më shumë
August 6, 2015
TRADITA, Veshjet
Elementi me tipik i kesaj veshje jane tirqit te cilet kane formen e pantollonave te ngushta prej shajaku (me te shumten e rasteve te bardhe dhe me rralle te zi ose te murme). Pergjithesishte ato lidhen poshte belit (ne kerdhokell) shoqeruar edhe me nje brez te lesht me vija disangjyreshe. …
Më shumë
August 6, 2015
TRADITA, Veshjet
Edhe kjo veshje burrash kete emertim e merr nga nje lloj fundi i bardhe, i bere me pelhure pambuku dhe me shume rrudha. Nen kete fund mbatheshin te mbathura te gjata, mbi te cilat nga nyje e kembes e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Ne disa raste keto …
Më shumë