Friday , February 26 2021
Ballina / TURIZEM / Burimet e ujërave termale të Biljat pranë Fushë-Krujës.

Burimet e ujërave termale të Biljat pranë Fushë-Krujës.

Këto janë burime termale, të cilët ndodhen më pranë kryeqytetit. Ato gjenden në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës. Burimet e këtyre ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit. Janë ujëra të pasura sulfurore me lëndë minerale si: Ca, Na, K, Fe, Mg etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë C.
Këto të fundit kanë efekte kurative mbi probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Duhet të përmendim se këtu është ngritur një qendër e re dhe bashkëkohore  rehabilitimi, e quajtur “Qëndra Kurative  Ibrahim Kupi”. Kjo qendër ofron shërbimet e akomodimit, ushqimit, shërbimin e specializuar të stafit mjekësor etj.

Shiko më shum

Dhjetë destinacionet e turizmit dimëror ose turizmi i bardhë

Kaluam sezonin më të mirë turistik veror, duke parë të hyjnë në vendin tonë shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *