Wednesday , March 3 2021
Ballina / LAJME / BERZH, kredi 218 milionë për sektorin elektroenergjetik

BERZH, kredi 218 milionë për sektorin elektroenergjetik

Qeveria arriti marrëveshjen për kredinë 218 milionë euro që BERZH do të japë për sektorin elektroenergjetik shqiptar. Ministri Gjiknuri thotë se kjo shumë do të shkojë për shlyerjen e borxheve me garanci qeveritare që KESH u ka bankave të nivelit të dytë, të akumuluara si pasojë e keqmenaxhimit të entit.

” Janë kredi të marra me interesa shumë të larta dhe që rëndojnë direkt në buxhetin e shtetit”, tha ministri Gjiknuri. Ministri Gjiknuri thotë se  “Nëse ne do të vazhdonim të paguanim të njëjtat interesa në një periudhë 15-vjeçare, ne do të paguanim gati 19 mld leke të reja ose 150 mln euro vetëm interesa pa shlyer asgjë nga principali nëpërmjet kësaj kredie të butë, që është një kredi ristrukturuese. Kjo kredi bën të mundur që të kursehen 7.6 mln euro çdo vit”.

Borxhi që KESH u ka bankave të nivelit të dytë është në total 250 mln euro prej të cilave 32 mln janë pa garanci qeveritare dhe do të shlyhen pjesërisht nga performanca e entit dhe shlyerja e borxheve të prapambetura nga OSHEE.

Shiko më shum

Vaksinat kundër virusit, ari i ri për organizatat kriminale

Vaksina kundër COVID-19 do të jetë ari i lëngshëm i vitit 2021. Kështu ka paralajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *