Mes Dritan Shakohoxhës dhe avokatit Pallaska ka lindur një debat i nxehtë lidhur me një pyetje hipotetike të bërë nga Shakohoxha.
Nëse nesër do të ndërmerrej një referendum për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pra bashkim kombëtar, Pallaska ka thënë se ai është për institucionalizimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
Komentatori ka këmbëngulur për një përgjigje pro ose kundër, por Pallaska ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë vetëm se ai është për Kosovën.