Tuesday , May 24 2022
Ballina / SPORT / Nderkombetare / Arlind Ajeti drejt një tjetër ekipi të Seria A

Arlind Ajeti drejt një tjetër ekipi të Seria A

Dëmtimi i pësuar pak ditë para stratit të kampionatit italian ka bërë që aventura e Arlind Ajetit me Torinon të mos shkojë ashtu sic pritej.

Për shkak të këtij dëmtimiAjeti nuk ka debutuar ende me Demat në një ndeshje zyrtare.

Pavarësisht kësaj, emri i tij vazhdon të lakohet në merkaton e klubeve të ndryshme e sidomos Pescara beson se mund të shfrytëzojë situatën e keqe që po kalon mbrojtësi për ta rrëmbyer në Janar.

Pescara tentoi të firmoste me mbrojtësin kuqezi por dështoi dy herë. Delfinët kanë nevojë për një përforcim në mbrojtje dhe dashuria e tyre e vjetër, Ajeti, duket se është opsioni i duhur.

Tek Pescara Ajeti do të gjente një mjedis mjaft familjar pasi aty aktivizohen edhe tre shqiptarëtë tjerë, Ledian Memushaj, Rei Manaj dhe Leonardo Maloku. / shqiperiaime.al

Shiko më shum

Ora 20:45, Shqipëri-Skoci, luhet për të tashmen dhe të ardhmen kuqezi

Numërimi mbrapsht ka nisur. Shqipëria luan ndaj Skocisë ndeshjen e fundit në grupe të Nationas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *