Friday , February 26 2021
Ballina / LAJME / Aksident tragjik në rrugën e Kavajës, makina përplas një grua (Video+18)

Aksident tragjik në rrugën e Kavajës, makina përplas një grua (Video+18)

Një automjet ka përplasur një grua, teksa kjo e fundit ka qenë duke tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Kavajës.

Kanë qenë kalimtarët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës dhe policisë. Sipas raportuesve, shqetësuese ishte policia që ndodhej atje, e cila nuk po menaxhonte trafikun teksa gruaja ishte e shtrirë në tokë.

Ajo që mbetet për tu theksuar dhe pozitive është mbërritja e ambulancës në kohë, brenda 10 minutash, pasi dihet që ka pasur ankesa të shumta për moskorrektësinë e saj në raste të tilla. Por, problem sipas djalit ishte mungesa e sirenës gjatë kohës që ambulanca po vinte, gjë që sipas tij e ka vonuar disa minuta më vonë mbërritjen e saj, por fatmirësisht erdhi në kohë dhe gruaja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjendja e gruas ishte pothuajse mir pasi i dhane ndihmen e pare, por problemi shqetesues ishte policia e cila rrinte ne vend dhe nuk zhbllokonte trafikun qe të kalonte ambulanca, po rrinte në vend duke mos lene trafikun te ndalonte ne cdo vend nderkohe qe ajo gruaja ishte e shtrir. Dhe nje problem tjeter tek ambulanca ishte se nuk kishte sirene qe tlajmeronte rruges qe dicka kishte ndodhur dhe per kete shkak u vonua ndoshta 10-15 min”, shprehet ai.

Gjithashtu, në video duket një vajzë, e cila ka marrë përsipër këtë përgjegjësi duke i ardhur në ndihmë gruas së shtrirë. Ajo i mban kokën dhe është kujdesur për të deri në mbërritjen e ambulancës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat në të cilat aksidenti ka ndodhur.

Aksident tek Rruga e Kavajes, makina perplas gruan by shqiperiaimeal

Shiko më shum

Vaksinat kundër virusit, ari i ri për organizatat kriminale

Vaksina kundër COVID-19 do të jetë ari i lëngshëm i vitit 2021. Kështu ka paralajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *