Sunday , March 26 2023
Ballina / LAJME / A e dinit?

A e dinit?

1. Laguna e Karavastasë, (një nga lagunat më të mëdha në Detin Mesdhe), është “shtëpia” e pelikanit kaçurrel (Dalmatian Pelican), si dhe mbi dyqind e pesëdhjetë lloje zogjsh, gjitarësh dhe amfibësh. Pesë për qind numrit botëror të këtij lloj pelikani, gjendet në këtë lagunë.

2. A e dini se shtypshkronja e parë në Ballkan është themeluar në vitin 1720 në Voskopojë, në juglindje të Shqipërisë? Në këtë shtypshkronjë janë botuar një total prej nëntëmbëdhjetë tituj librash, kryesisht për shërbime fetare. Për shkollat e zonës ishte botuar edhe një libër me gramatikë lokale. Për më tepër, qyteti kishte një jetimore për fëmijët, të njohur si “Orfanodioiketerion”, (ndoshta e para në hapsirën ortodokse pasbizantine), një spital dhe një kompleks me njëzet e katër kisha.

3. Nënë Tereza, emri i fëmijërisë i të cilës është Gonxhe Bojaxhiu, është shqiptare. Puna dhe figura e Nënë Terezës, është krenaria e të gjithë shqiptarëve, madje në përkujtim të saj, aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mban emrin “Nënë Tereza”.

4. Amfiteatri romak, i dyti përsa i përket madhësisë në Ballkan, ndodhet në qytetin e Durrësit. Ai është ndërtuar në shekullin e II-të para krishtit dhe mund të mbajë rreth 20.000 spektatorë, përafërsisht një të gjashtën e popullsisë së sotme të Durrësit.

5. Dy prej shtatë “Kodikëve të Purpurt”, të shkruar nga shekulli VI deri në shekullin XVIII, ruhen në qytetin të Beratit, (i cili bën pjesë në UNESCO). Këto dy kodikë, janë shumë të rëndësishëm për komunitetin dhe për zhvillimin e letërsisë antike biblike, liturgjike dhe hagiografike në vendin tonë dhe më gjërë.

6. Onufri është piktori bizantin më i njohur dhe më i rëndësishëm i shekullit të XVI në Shqipëri. Edhe pse ka pikturuar sipas kanoneve të artit bizantin, me motive biblike e fetare në ikonat dhe muralet e tij, ai pati meritën që u çlirua nga modelet dhe rregullat strikte të pikturimit. Në veprat e tij, ai përshkron natyrën shqiptare, qytetet, fshatarët, barinjtë dhe veçanërisht kalorësit. Ndoshta, tipari që i bën më veçanta pikturat e tij, është e ashtëquajtura “e kuqja” e Onufrit.

7. A e dini se Lonely Planet renditi Shqipërinë si destinacionin numër një për të vizituar në vitin 2011? Jo shumë kohë më parë, kur Ballkani konsiderohej një destinacion vetëm për njerëzit e guximshëm, vetëm më trimat mes trimave mund të shkonin në Shqipëri. Që kur Shqipëria filloi të vizitohej në vitet 1990 shumë tregime janë thënë për këtë vend sekret, për plazhet blu mahnitëse, vendet arkeologjike, kuzhina shumë e mirë, jeta e natës, aventurat dhe mikpritja e banorëve, të cilat janë ende diçka e re për udhëtarët. Në luftë për të hequr etiketën e bosëve të krimit, Shqipëria nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Turizmit ka bërë publike logon “Një dashuri e re Mesdhetare” në mënyrë që të mos jetë jashtë destinacioneve më të vizituara.

8. Akti më i madh i heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, ishte ndalimi i ekspansionit të Perandorisë Osmane në Evropën Perëndimore, ndaj dhe kontributi që ai ka dhënë është përkujtuar në shumë monumente, skulptura dhe sheshe të cilin mbajnë emrin e tij. Të tillë ka në Romë (Itali), Vjenë (Austri), Gjenevë (Zvicër), Miçigan (USA), Shkup (Maqedoni), Prishtinë (Kosovë), Paris (Francë), Spezzano (Itali) dhe Bruksel (Belgjikë).

9. Tre nga liqenet më të rëndësishëm të Gadishullit Ballkanik bëjnë pjesë në territorin e vendit tonë.
Liqeni i Shkodrës ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë dhe është liqeni më i madh në gadishullin e Ballkanit, me një sipërfaqe prej 370 km².
Liqeni i Ohrit është e vendosur në pjesën juglindore të Shqipërisë dhe ështëliqeni më i thellë në tërë gadishullin e Ballkanit, me një thellësi maksimale prej afro 300 m.
Sistemi i Prespës përbëhet nga dy liqene, Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël. Prespa e Madhe është liqeni më i lartë tektonik në Ballkan me një lartësi prej 853 m.

10. A e dini se origjina e isopolifonisë, një nga traditat më të lashta të botës e të kënduarit a kapella, mund të gjurmohet nga ilirët, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm? Termi iso lidhet me ison e muzikës kishtare bizantine, që shoqëron këngët polifonike. Ky sfond krijohet në dy mënyra: duke kënduar në mënyrë të vazhdueshme me zanoren “e” përmes frymëmarrjes së valëzuar ose duke u kënduar me ton ritmik, sipas tekstit të këngës. Muzika iso-polifonike shqiptare është njohur më 2005 nga UNESCO si “trashëgimi kulturore e paprekshme.”

11. Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në botë dhe qëndron e vetme në degën e pemës së familjes së gjuhëve indo-evropiane. Këtë gjuhë e flasin afër tetë milionë njerëz në mbarë botën. Përveç diasporës në të gjithë botën, e flasin shqipen mbi 80.000 arbëreshe në jug të Italisë, të cilët janë pasardhësit të drejtpërdrejtë të Skënderbeut, që emigruan masivisht pas vdekjes së tij, në fund të shekullit të XV.

12. Gjatë udhëheqjes gati dyzet vjeçare të epokës komuniste, u ndërtuan mbi 700.000 bunkerë (një për çdo katër banorë). Për turistët, bunkerët janë të kudogjendur në vendin tonë, me një mesatare prej njëzet e katër bunkerë për çdo kilometër katrorë. Shqipëria, është ndoshta unike me bunkerët e saj, ku disa prej tyre, kohët e fundit, janë të dekoruara me ngjyra të ndezura. Mbajtësit e lapsave dhe tavëllat e duhanit në formën e bunkerëve, janë një nga suveniret më të njohura turistike të vendit.

Shiko më shum

Diaspora bashkon prodhuesit dhe ndërtuesit shqiptarë në Zvicër

Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi. Një numër i madh i bashkatdhetarëve jetojnë …

Nje Koment

  1. Hello, I enjoy reading all of your article. I like to write a little comment to support you.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *