Poturet kanë formën e pantallonave të gjera e të gjata deri në gju. Ndryshe nga veshjet e tjera këto lloj pantallonash kanë mjaft ndikim (në formën e prerjes) nga e njëjta veshje e përdorur në vendet orientale. Në pjesën e poshtme të këmbeve (poshtë gjurit) visheshin kalce prej shajaku. Ndërsa në pjesën e sipërme vishej këmisha me mënge të gjata e shoqëruar me një jelek prej shajaku, i cili mbërthehej në pjesën anësore të gjoksit. Në stine të ftohte vishej dhe një xhamadan me mëngë që i vareshin në pjesën e pasme të trupit. Kjo veshje kishte edhe një pjesë tjetër që dallonte nga krahinat e tjera, është pikërisht qeleshja e lartë ose takija gjysmë sferike.
Kjo veshje ka patur përhapje të kufizuar, kryesisht në Labëri, Mallakastër, Myzeqe etj. Poturet kane zëvendësuar veshjen me fustanelle aty nga fundi i shek. XIX