Tuesday , December 18 2018
Ballina / SPORT / Zvogëlohet stadiumi “Loro Boriçi”, mungojnë 1.500 ulëse

Zvogëlohet stadiumi “Loro Boriçi”, mungojnë 1.500 ulëse

Rindërtimi i stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër është në ditët e fundit të punimeve dhe shumë shpejt do të caktohet ndeshja e parë që do të luhet në të.

Në impiant është bërë edhe emërtimi i tribunave dhe i stolave. Ky impiant do të ketë 15.919 ndenjëse, shumë pak krahasuar me atë që u premtua në fillim: 20 mijë vende, apo krahasuar me njoftimin zyrtar ku u tha se do të kishte 17.500 stola për tifozët.

Pra, sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, impianti është zvogëluar me 1.581 ndenjëse. Pra më shumë se 1.500 ndenjëse më pak nga ajo që u premtua nga drejtuesit e lartë të institucionit te futbollit në vend.

Për momentin, ky impiant po përmbush detyrat e fundit që nevojiten nga licensimi i tij nga UEFA dhe FIFA, në mënyrë që stadiumi të jetë i gatshëm për të pritur një takim ndërkombëtar.

Shiko më shum

Skocia vuan me 9 mungesa, çmenden kompanitë e basteve në Shqipëri. Shikoni sa kuotohet ndeshja

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme ndaj Skocisë në “Loro Boriçi” në takimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *